Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Dispozita në pastërti (Pjesa e parë)

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Kur zgjoheni nga gjumi lani duart e juaja tri herë para se ti futni në enë, ngase ju nuk e dini gjatë gjumit ku ka shku dora juaj!. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se I Dërguari salaAllahu alejhi ve selem ka thënë: Mos të urinojë dikush nga ju në një ujë i cili nuk ecë e pastaj të pastrohet nga ai!  Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Në një transmetim tjetër thuhet: mos u pastroni prej xhunubllëku nga një uji i cili nuk lëvizë!

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse miza bie në pijen (apo ushqimin) e ndonjërit nga ju, le ta fundosë atë e pastaj ta largojë. Ngase në njërin krah të saj gjendet sëmundja dhe në krahun tjetër shërimi (ilaçi).” Hadithin e transmeton Buhariu

 

Shpjegimi:

 

 Në këto hadithe paraqiten dispozita që kanë të bëjnë me ujin dhe disa etika që duhet ti përmbahet muslimani atyre, kështu që ta ruan ujin e tij të pastër.

 

Dobitë:

 

  1. Ndalohet futja e dorës në enë pasi je zgjuar nga gjumi para se ti pastrosh tri herë.
  2. Ndalimi i urinimit në ujë të pa lëvishshëm apo pastrimi nga xhunubllëku në të.
  3. Lejimi i vrasjes së mizës si masë mbrojtëse ndaj dëmit të saj.
  4. Miza është e pastërt dhe nuk ndotet (bëhet e papastërt) gjëja në të cilën ajo bie.
  5. Ligjshmëria e zhytjes së saj në enë kur ajo bie, e pastaj largimin e saj. Ngase ajo bie me krahun e saj të majtë, ndërsa shërimi (ilaçi) gjendet në krahun e djathtë të saj.
  6. Ndalimi i ngrënies së mizës.
  7. Uji i pakët nuk ndotet nëse në të bien insekte të cilat nuk kanë gjak të rrjedhshëm. Si p.sh. bleta, grenza dhe merimanga. Duke i bërë analogji këtyre me mizën.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.