Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Dispozita në pastërti (Pjesa e dytë)

Aisheja r.a. thotë për spermën: fërkoja (vendin ku prekte sperma) rrobën e të Dërguarit salaAllahu alejhi ve selem e pastaj ai falej me të.  Transmeton Muslimi.

Nga Ibn Abasi r.a. transmetohet se: I Dërguari salAllahu alejhi ve selem pastrohej me ujin e mbetur nga gruaja e tij Mejmunja.  Transmeton Muslimi.

Ka transmetuar Tirmidhiu, Ahmedi dhe Ebu Davudi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “ Ajo( maceja) nuk është e ndytë.  Ato janë shërbëtoret e juaja“. Ndërsa në një transmetim tjetër:“ Macja është prej kënaqësive të shtëpisë,ajo nuk bën asgjë të ndytë“.

Nga Enesi r.a. transmetohet se: Disa njerëz nga Akli apo Arinja u sëmurën kur arritën ne Medina, e i Dërguari salAllahu alejhi ve slem i urdhëroi të pijnë nga urina dhe qumështi i deveve.  Transmeton Buhariu.

 

Shpjegimi:

Nga lehtësimi i sheriatit është se na bëri të lejuar disa sende që ballafaqohemi me to gati çdo ditë siç ceken hadithet më lart dhe flasin për pastërtinë e tyre.

 

Dobitë: 

  1. Pastërtia e spermës, edhe nëse e prek ajo petkun mjafton të fërkohet e mos të lahet me ujë.
  2. Lejohet të lahet burri nga uji që ngel pasi është pastruar gruaja e tij.
  3. Pastërtia e asaj që në të pi macja ngase ajo sillet rreth shtëpive tona apo mbrenda vazhdimisht
  4. Është e pastër bajga dhe urina e kafshëve që u hahet mishi.

 

Përktheu nga gjuha arabe:

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

 

Comments are closed.