Thirrja Islame
...Diçka që keni kërkuar
lkil

Besimi në caktimin e Allahut

Transmetohet nga Umer ibn Hattabi [Allahu qoftë i kënaqur me të] se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ul pranë Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego ç‘është Islami?” i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qabenë, nëse ke mundësi ta bëshë këtë!” Ai tha: “të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po pyet dhe po ia vërteton.

Ai tha “Më trego, ç’është imani?

(Pejgamberi) tha: “të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “të vërtetën e the”. Tha: “më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”. Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”. Tha: “më trego për shenjat e tij?. (Pejgamberi) Tha:“Kur robëresha t’i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha”.

Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë.

Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi? “Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë”.Tha: “Vërtet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”. (Transmeton Muslimi).

 

Shpjegim:

Nga bazat e Imanit është beismi në përcaktimin dhe caktimin (Kada dhe Kader) e Allahut të Lartëmadhëruar

Njeriu nuk është musliman derisa të besoj se ajo që e ka goditur nuk ka mundur që ta gabojë dhe ajo që nuk e ka goditur nuk ka mundur që ta godasë dhe se çdo gjë që ndodhë, Allahu e ka ditur, e ka regjistruar, e ka dëshiruar dhe e ka krijuar.

 

Dobitë:

1.Besimi në Kader dhe se çdo gjë që ndodhë, ndodhë me caktimin e Allahut të Lartëmadhëruar

 

2.Obligimi i të besuarit në Kader dhe se ai është nga bazat e besimit.

 

Përktheu nga gjuha arabe :

Florim Islami

www.thirrjaislame.com

Comments are closed.